TV "Spektri" përfiton afro 3 milion dinarë nga parat publike të qytetarëve në Bujanoc (dokument)
Lokale

TV "Spektri" përfiton afro 3 milion dinarë nga parat publike të qytetarëve në Bujanoc (dokument)

05.Jul.2017 14:06
0
Nga konkursi i komunës së Bujanocit për bashkëfinancim të projekteve në fushën e informimit publik, televizioni lokal privat "Spektri" ka përfituar 2.8 milion dinarë nga buxheti i taksa paguesve të komunës së Bujanocit.

Qeverisja e udhëhequr nga Shaip Kamberi buxhetin për informimin e qytetarëve e ka orientuar me 40% të buxhetit total prej 7 milion dinarë në televizion lokal “Spektri” që nuk dihet se shikueshmëria e tij a është më madhe se punëtorët e administratës komunale dhe çfarë prodhimi i ofron qytetarëve lokal për interesat publike.

Në bazë të cilit kriter është janë ndarë mjetet për informim publik në komunën e Bujanocit akoma nuk është deklaruar shërbimi pranë administratës komunale dhe komisioni përkatës.

Pjesa tjetër e buxhetit u nda për 16 mediume tjera lokale në Bujanoc dhe Preshevë./Titulli.com/

Thirrje për ndihmë urgjente: Mensure Agushi në Nesalcë të Bujanocit
"Mashtrimet amatoreskte" të qeverisjes Kamberi dhe presioni ndaj medias së pavarur shqipe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration